Farazh: Ardhja e migrantëve me varka është invazion dhe kërcënim për sigurinë kombëtare të Britanisë së Madhe
- Lideri i Partisë së djathtë reformiste e Britanisë, Najxhel Farazh, e quajti "invazion" ardhjen e emigrantëve të paligjshëm me varka të vogla përmes kanalit të La Manshit dhe vlerësoi se ata përbëjnë një kërcënim për sigurinë kombëtare të vendit.
- Post By Qefsere Abduli
- 14:01, 26 gusht, 2025
Londër, 26 gusht 2025 (MIA) - Lideri i Partisë së djathtë reformiste e Britanisë, Najxhel Farazh, e quajti "invazion" ardhjen e emigrantëve të paligjshëm me varka të vogla përmes kanalit të La Manshit dhe vlerësoi se ata përbëjnë një kërcënim për sigurinë kombëtare të vendit.
Skaj Njuz raporton se Farazh njoftoi një seri masash më të rrepta për emigracionin, të cilat partia e tij do t’i zbatojë nëse vjen në pushtet. Ato përfshijnë heqjen e Ligjit për të Drejtat e Njeriut të Britanisë së Madhe nga vitit 1998 dhe tërheqjen përkohshme të Britanisë së Madhe nga Konventa e vitit 1951 për statusin e refugjatëve – për një periudhë pesë vjeçare.
Ai, gjithashtu, njoftoi heqjen e të gjitha "pengesave" për deportimin, të cilat, sipas tij, përdoren nga avokatët për "mbrojtjen e emigrantëve të paligjshëm", si dhe futjen e një detyrimi ligjor për ministrin e Punëve të Brendshme që të ndalojë dhe deportojë të gjithë ata që hyjnë ilegalisht në vend.
Farazh beson se një politikë e tillë do të "ndalë varkat brenda disa ditësh" dhe do ta bënte vendin më pak tërheqës për rrjetet e trafikut të qenieve njerëzore.
Përveç çështjeve të sigurisë dhe migracionit, lideri i Partisë Reformiste pohon se masat e partisë së tij mund të kursejnë qindra miliarda funte deri në vitin 2034.
Edhe pse Partia Reformiste ka shënuar rritje të mbështetjes në sondazhet e votuesve, ajo aktualisht ka katër deputetë në Parlamentin britanik, nga gjithsej 650 deputetë. qa/
Foto: Akivi i MIA-s