Familjet e pengjeve izraelite e përshëndetën marrëveshjen për kthimin e tyre
- Familjet e pengjeve të cilët po mbahen nga grupi palestinez Hamas e përshëndetën marrëveshjen për lirimin e tyre, duke e përshkruar si "hap të rëndësishëm përpara" drejt kthimit të të gjithë të rrëmbyerve në shtëpi.
- Post By Qefsere Abduli
- 08:20, 9 tetor, 2025
Tel, Aviv, 9 tetor 2025 (MIA) - Familjet e pengjeve të cilët po mbahen nga grupi palestinez Hamas e përshëndetën marrëveshjen për lirimin e tyre, duke e përshkruar si "hap të rëndësishëm përpara" drejt kthimit të të gjithë të rrëmbyerve në shtëpi.
Në njoftimin e platformës X, Forumi i familjeve të pengjeve deklaroi se marrëveshja do të mundësoj që pengjet e gjalla të bashkohen me familjet e tyre, ndërsa trupat e viktimave të kthehen për një varrim dinjitoz në Izrael.
"Kjo paraqet një përparim të rëndësishëm dhe domethënës drejt kthimit të të gjithëve në shtëpi, por lufta jonë nuk ka përfunduar dhe nuk do të përfundojë derisa pengu i fundit të kthehet", thuhet në njoftim.
Presidenti amerikan Donald Tramp njoftoi se Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për fazën e parë nga plani i tyre i paqës. Familjet i shprehën mirënjohje Trampit dhe ekipit të tij, duke theksuar "rolin e tyre udhëheqës dhe vendosmërinë" në arritjen e asaj që e quajtën një përparim historik.
Në Rripin e Gazës ende po mbahen rreth 48 pengje, ndërsa sipas raporteve izraelit, 20 prej tyre janë ende gjallë. qa/