• e diel, 02 shkurt 2025

Fajon: Nuk është koha për ftesë të Ukrainës në NATO

Fajon: Nuk është koha për ftesë të Ukrainës në NATO

Bruksel, 4 dhjetor 2024 (MIA) - Ukraina është gjithnjë e më afër NATO-s, por nuk është koha për ftesë zyrtare, deklaroi ministrja sllovene e Punëve të Jashtme, Tanja Fajon pas takimit dyditor të ministrave të Punëve të Jashtëm të NATO-s.

"Të gjithë u dakorduam se procesi i afrimit të Ukrainës në NATO-n është i pakthyeshëm, por dje nuk ishte momenti për një vendim të tillë", deklaroi Fajon.

Sllovenia mbështet politikën e dyerve të hapura të NATO-s, ndërsa ndërkohë paralajmëroi dërgimin e përfaqësuesit të saj në trupin e sapoformuar komandues të NATO-s në Gjermani për koordinimin e ndihmës perëndimore dhe trajnimin e ushtarëve ukrainas.

Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Andrij Sibiga, kërkoi ndihmë shtesë ushtarake, duke theksuar se Ukraina nuk do të pranojë asnjë garanci sigurie përveç anëtarësimit të plotë në NATO. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR