• e diel, 22 dhjetor 2024

Fajon: Ky vit është vendimtar për zgjerimin e BE-së

Fajon: Ky vit është vendimtar për zgjerimin e BE-së

Lubjanë, 29 gusht 2023 (MIA) - Shefja e diplomacisë sllovene, Tanja Fajon, deklaroi se këtë vit e sheh si vit vendimtar për zgjerimin e Bashkimit Evropian.

"Tani është një kohë vendimtare dhe për këtë arsye viti 2030 nuk duhet parë si i parëndësishëm. Unë e shikoj krejtësisht ndryshe", theksoi Fajon në Forumin Strategjik të Bledit.

Deklarata e saj pasoi pasi kryetari i Këshillit Evropian, Sharll Mishell  e theksoi  2030-ën si vit në të cilin BE-ja dhe vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë gati.

Fajon deklaroi se në bisedimet me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe ministrat e Punëve të Jashtmenë Bled, ajo ka theksuar se për ta "është shumë e rëndësishme që tani ka një lloj afati kohor".

"Nëse vendet e Ballkanit Perëndimor do ta bënin punën e tyre, të paktën për të qenë bindëse në angazhimin e tyre, do të kishte mjaft argumente politike dhe do të mund të ishim shumë më të guximshëm në dhjetor”, tha Fajon.

Në pyetjen se çfarë konkretisht duhet të arrihet në Samitin e BE-së në dhjetor, Fajon theksoi se ka shumë ide që do të formulohen në atë që është reale.

Ndër të tjera, ajo përmendi kombinimin e bisedimeve teknike me "qasjen më të shpejtë", si për shembull inkurajimin e anëtarëve të ardhshëm që "të mësohen me BE-në, për shembull, duke marrë statusin e vëzhguesit në Parlamentin Evropian ose me hyrjen graduale në tregun e përbashkët". ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR