• e hënë, 23 dhjetor 2024

Fajon: BE-ja duhet të mbrojë kufijtë e saj nëse dëshiron të ruajë zonën Shengen

Fajon: BE-ja duhet të mbrojë kufijtë e saj nëse dëshiron të ruajë zonën Shengen

Vjenë, 28 shtator 2023 (MIA) - Shefja e diplomacisë sllovene, Tanja Fajon, tha se Bashkimi Evropian duhet t'i mbrojë kufijtë e saj të jashtëm nëse dëshiron të ruajë zonën e Shengenit.

Fajon, në një konferencë të përbashkët me homologun e saj austriak Aleksandar Shalenberg, vuri në dukje shtimin e kalimeve të paligjshme kufitare përgjatë rrugës së Ballkanit Perëndimor dhe tha është shumë e rëndësishme lufta kundër migrimit të paligjshëm dhe trafikimit të qenieve njerëzore, transmeton STA.

Shalenberg tregoi edhe vlerën e bashkëpunimit ndërmjet vendeve dhe shtoi se qasja e vetme e suksesshme për zgjidhjen e këtij problemi është uniteti.

"Një e katërta e vendeve të zonës së Shengenit tashmë zbatojnë kontrolle kufitare, që tregon se sistemi nuk punon siç duhet", tha Shalenberg.

Duke folur për luftën në Ukrainë, shefi i diplomacisë austriake bëri thirrje për vendosjen e paqes së drejtë dhe të qëndrueshme me respektimin e sovranitetit ukrainas.

Fajon u pajtua me Shalenberg dhe bëri thirrje në paqe dhe stabilitet në rajon.

Të dy ministrat e ndanë qëndrimin se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet sa më shpejtë të inkuadrohen në Bashkimin Evropian, ndërsa shefi i diplomacisë sllovene bëri thirrje në përshpejtim të procesit të zgjerimit. Ajo e tregoi përkushtimin e kryetarit të Këshillit Evropian, Sharl Maishel, për gatishmërinë e zgjerimit në BE të Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2030, por shprehu brengë se me gjithë jostabilitetin në rajon, ekziston rreziku i tensioneve ose konflikteve të reja në rajon. sa/

foto. Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR