• e hënë, 23 dhjetor 2024

Fajner: SHBA-ja ka ndër mend ta detyrojë Rusinë të shkojë në negociata paqësore deri në fund të vitit 2024

Fajner: SHBA-ja ka ndër mend ta detyrojë Rusinë të shkojë në negociata paqësore deri në fund të vitit 2024

Uashington, 8 dhjetor 2023 (MIA) - Uashingtoni planifikon ta vendosë Moskën para zgjedhjes - ose të shkojë në negociata ose "ata do të kenë punë me një Ukrainë shumë më të fuqishme, të mbështetur në një bazë shumë të fuqishme industriale në SHBA dhe Evropë, deklaroi Xhonatan Fajner, zëvendës ndihmës-këshilltari për siguri nacionale i presidentit të SHBA-së.

Sipas tij, atëherë edhe Ukraina do të ishte e përgatitur dhe "e aftë për ofenziva të reja".

"SHBA-ja ka për qëllim ta detyrojë Rusinë të shkojë në negociata paqësore nga fundi i vitit 2024 dhe atë nën kushte të pranueshme për Ukrainën, me respektimin e Deklaratës së KB-së lidhur me sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit", deklaroi Fajner mbrëmë në itnervistë për Pi-Bi-Es.

Sipas tij, në vitin 2024, SHBA-ja, Evropa dhe vetë Ukraina do t'i rrisin kapacitetet e komplekseve të veta ushtarako-industriale.

"Po zhvillohen gjëra në rritje të vëllimeve të prodhimtarisë mbrojtëse dhe të fabrikave ukrainase", tha ai, duke shtuar se përpjekje të ngjashme por ndërmerrene dhe në Evropë.

Fajner beson se për një vit, një vit e gjysmë, vendet perëndimore do të qëndrojnë "në themele shumë mët ë fuqishme se sa tani". ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR