• e enjte, 06 mars 2025

Fajnenshëll Tajms: Trampi ndaloi dërgimin e të dhënave të inteligjencës për Ukrainën

Fajnenshëll Tajms:  Trampi ndaloi dërgimin e të dhënave të inteligjencës për Ukrainën

Uashington, 5 mars 2025 (MIA) - SHBA-ja ndaloi ndarjen e informacioneve të inteligjencës me Kievin, që seriozisht mund ta rrezikojë aftësinë e ushtrisë ukrainase t'i sulmojë forcat ruse, lajmëroi Fajnenshëll tajms, duke cituar persona zyrtarë të njoftuar me këtë çështje.

Ky gjest vijoi pas vendimit të administratës së Trampit ta ndërpresë dërgesën e ndihmës ushtarake për Ukrainën dhe prishjen dramatike të marrëdhënieve ndërmjet presidentit amerikan dhe ukrainas Volodimir Zelenski.

Bashkëpunimi i inteligjencës amerikane ishte nga vlera kyçe për aftësinë e Ukrainës t'i identifikojë dhe sulmojë objektivat ushtarake ruse.

Tre zyrtarë të njohur me vendimin konfirmuan se Uashingtoni kishte ngrirë kanalet e inteligjencës me Kievin. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR