• e premte, 05 dhjetor 2025

Evropianët dëshirojnë të punojnë nga largësia, por nuk pajtohen me uljen e pagave

Evropianët dëshirojnë të punojnë nga largësia, por nuk pajtohen me uljen e pagave

Frankfurt, 22 shtator 2025 (MIA) - Rezultatet nga hulumtimi më i ri i Bankës qendrore evropiane (ECB) tregojnë se numri më i madh i punëtorëve në eurozonë nuk janë të gatshëm të pranojnë pagë më të vogël që ta mbajnë mundësinë të punojnë prej në shtëpi.

Anketa tregon se të punësuarit për dy ose tre ditë punë nga shtëpia do ta pranonin zvogëlimin e pagës për 2,6 për qind. Ndërsa 13 për qind nga të anketuarit do të pranonin prej një deri pesë për qind zvogëlim të pagës, ndërsa vetëm tetë për qind deklaruan se pajtohen për zvogëlim të pagës prej gjashtë deri 10 për qind.

Por, 70 për qind nga të punësuarit nuk pajtohen për zvogëlim të pagës për punë prej largësisë.

Prej vitit 2019 e deri sot dyfish është rritur përqindja e njerëzve të cilët përkohësisht punojnë prej largësisë dhe ajo është 22 për qind. Numër i madh i kompanive i përshtatin politikat e tyre për punë prej në largësi, duke kërkuar model optimal për punën e tyre. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR