• e hënë, 23 dhjetor 2024

EVN Maqedoni: Furnizimi me energji elektrike në Shkup pritet të normalizohet për rreth një orë

EVN Maqedoni: Furnizimi me energji elektrike në Shkup pritet të normalizohet për rreth një orë

Shkup, 19 korrik 2024 (MIA) - Furnizimi me energji elektrike në ato pjesë të Shkupit, të cilët më shumë se 10 orë nuk kanë rrymë, pritet të normalizohet për rreth një orë, thonë nga EVN Maqedoni për MIA-n.

Nga atje theksojnë se vijon procedura për lëshim për shfrytëzuesit që nuk kanë rrymë.

"Ekipet e Elektroshpërndarjes dhe MEPSO kanë punuar gjithë natën që ta rregullojnë defektin, i cili u shkaktua si rezultat i motit të keq të djeshme që e përfshiu Shkupin. Vijon procedura për lëshim për përdoruesit, që janë të prekur nga ndërprerja, ndërsa funrnizimi pritet të normalizohet për rreth një orë", thonë nga EVN Maqedoni.

Pas motit të keq të djeshëm në Shkup, disa pjesë të qytetit më shumë se 10 orë kanë mbetur pa rrymë.

Sipas informacioneve të publikuara mbrëmë shkak për ndërprerjen në furnizimin me energji elektrike kanë qenë 110 kilovolt largpërçues, të cilët i furnizojnë trafostacionet "Aerodrom" dhe "Lindje".

Stuhia e shkurtër që mbrëmë i kaploi disa pjesë të kryeqytetit shkaktoi shumë dëme - pemë të rrëzuara, automjete dhe çati të dëmtuara, shtëpi të përmbytura.... mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR