• e diel, 22 dhjetor 2024

Eurozona edhe zyrtarisht ka hyrë në recesion

Eurozona edhe zyrtarisht ka hyrë në recesion

 Londër, 8 qershor 2023 (MIA) - Eurozona ka rënë në recesion, tregojnë të dhënat e reja, shkruan Gardiani britanik.

BPV-ja në të gjithë eurozonën është ulur për 0.1 për qind në tremujorin e parë të këtij viti,që është më e ulët nga vlerësimi paraprak.

Kjo pasoi pas uljes së BPV-së prej 0.1 për qind  në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, që do të thotë se eurozona po ulet dy tremujore radhazi  - përkufizimi standard për recesion.

Kjo u tërhoq nga Irlanda, ku BPV-ja ra me 4.6 për qind në tremujorin e parë të këtij viti.

Ekonomia e Lituanisë u ul për 2.1 për qind, ndërsa e Holandës për 0.7 për qind.

 Gjermania, ekonomia më e madhe e Evropës, ra 0.3 për qind dhe është gjithashtu në recesion.

 Ekonomia evropiane është goditur nga prishja e  shkaktuar nga lufta në Ukrainë, që ka nxitur rritjen e çmimeve të energjisë dhe ushqimit.

 Inflacioni në eurozonë në mars ishte më i ulët në 13 muajt e fundit. Kjo shkaktoi një sërë rritjesh të normave të interesit ndërsa Banka Qendrore Evropiane u përpoq të përballojë me rritjen e inflacionit.

 Rritje më të lartë të BPV-së krahasuar me tremujorin paraprak ka shënuar Polonia (+3.8 për qind), pastaj  Luksemburgu (+2.0 për qind) dhe Portugalia (+1,6 për qind). ar/

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR