• e shtunë, 06 dhjetor 2025

"Eurovizioni": Bëhen të ditur të gjithë 26 finalistët

Bazel, 16 maj 2025 (MIA) - Pas dy netëve gjysmëfinale të "Eurovizionit", bëhen të ditur të gjithë 26 finalistët - 10 nga gjysmëfinalja e parë, 10 nga e dyta dhe gjashtë me pjesëmarrje të drejtpërdrejtë (nga "pesëshja e madhe evropiane" -Gjermania, Mbretëria e Bashkuar (Britania e Madhe), Franca, Italia dhe Spanja, dhe vendi nikoqir - Zvicra). Me gjithë gjysmëfinalistët, kanë garuar gjithsej 37 vende.

Finalja e madhe në ngjarjen në Bazel, do të mbahet të shtunën, 17 maj, në orën 21. Ky është edicioni i 69-të i "Eurosongut". Ngjarja është organizuar nga Unioni radiodifuziv evropian - EBU dhe Koorporata radiodifuzive zvicerane. Moderatore të edicionit të sivjetëm të "Eurovizionit" janë Hejzel Bruger dhe Sandra Studer.

Kështu, në finalen e "Eurovizionit"  do të interpretojnë përfaqësuesit e Shqipërisë, Gjermanisë, Armenisë, Austrisë, Danimarkës, Spanjës, Estonisë, Finlandës, Francës, Greqisë, Islandës, Izraelit, Italisë, Letonisë, Lituanisë, Luksemburgut, maltës, Norvegjisë, Holandës, Polonisë, Portugalisë, Britanisë së Madhe, San marinos, Suedisë, Zvicrës dhe Ukrainës.

Edhe pse edhe këtë vit në "Eurovizion" nuk ka përfaqësues të maqedonisë së Veriut, Radiotelevizioni i Maqedonisë - RTVM do të bëjë transmetimin e drejtpërdrejtë. TË drejtë vote përmes internetit kanëe dhe shikuesit na vendet të cilat nuk marrin pjesë në garën muzikore. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR