• e shtunë, 22 shkurt 2025

Eurostat: Po bien çmimet në Evropë

Eurostat: Po bien çmimet në Evropë

Bruksel, 6 shkurt 2025 (MIA) – Çmimet e produkteve në industrinë evropiane u ulën në dhjetor, tregoi raporti i Entit Shtetëror të Statistikës. 

Çmimet e prodhimit të produkteve industriale në eurozonë dhe BE u rritën për 0,4 për qind në dhjetor në krahasim me muajin e kaluar kur u rritën për 1,7 për qind në dy zonat, llogaritën statistikat. Më së shumti u rritën çmimet në sektorin energjetik dhe në eurozonë dhe në BE, për 1,4, gjegjësisht 1,3 për qind. Rritja është ngadalësuar në krahasim me nëntorin, kur në të dy zonat janë rritur 5,6 për qind. Në shumë sektorë të tjerë ata ishin gati të pandryshuara në krahasim me nëntorin. 

Sektorët produkte të qëndrueshme për konsum të gjerë dhe produkte intermediare në eurozonë shënuan ndryshim të trendit, me rritje të lehtë të çmimeve. Kur është përjashtuar sektori energjetik, çmimet në të dy zonat mbetën në nivelin e muajit të kaluar, konfirmoi Eurostat. 

Çmimet e shitjes së prodhuesve industrialë në Bullgari u rritën më së shumti në muajin dhjetor në baza mujore, me 5,1 për qind. Pas saj vjen Kroacia, me rritje të çmimeve të shitjes së prodhuesve industrialë me 2,4 për qind në dhjetor krahasuar me nëntorin kur ato u ulën me 0,2 për qind, tregojnë tabelat e Eurostat. Çmimet në Sllovaki gjithashtu u rritën ndjeshëm në dhjetor, me 1,5 për qind në krahasim me nëntorin. Pas kësaj janë edhe Belgjika, Estonia dhe Lituania, ku çmimet u rritën me 1,1 për qind dhe Franca me rritje mujore prej një për qind.

Në nivel mujor më së shumti ranë çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale në Irlandë, për 1,5 për qind. Rumania shënoi vetëm rënie më të vogël, për 1,2 për qind. 

Në nivel vjetor, çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale në eurozonë ishin të qëndrueshme në dhjetor, treguan llogaritjet e Entit Evropian të Statistikës. Në nivel të BE-së, ato gjithashtu u ruajtën më shumë ose më pak në nivelin e fundit të vitit 2023, pas rënies prej një për qind në muajin e kaluar, sipas të dhënave të rishikuara. 

Rritje dukshëm më të madhe vjetore të çmimeve të produkteve të produkteve industriale ka në Irlandë në dhjetor, për 11,1 për qind. Vijojnë Bullgaria dhe Danimarka, ku shënojnë rritje prej 6,6, gjegjësisht 4,7 për qind. Rënie më e madhe e çmimeve në dhjetor shënoi edhe Sllovakia, prej 17 për qind. Vijojnë Luksemburgu dhe Franca, ku janë ulur për 4,2, gjegjësisht 3,8 për qind, tregojnë të dhënat e Eurostat. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR