• e hënë, 23 dhjetor 2024

Eurostat: Inflacioni më i lartë në Sllovaki, Kroaci dhe Slloveni

Eurostat: Inflacioni më i lartë në Sllovaki, Kroaci dhe Slloveni

Bruksel, 29 shtator 2023 (MIA) - Indeksi i çmimeve të konsumit  (CPI) në eurozonë u rrit në shtator për 4,3 për qind në nivel vjetor. 

Enti Evropian i Statistikave (Eurostat) i publikoi të dhënat për inflacionin në eurozonë për shtator. Sipas të dhënave të fundit, inflacioni vjetor në eurozonë, i cili në gusht ishte 5,2 për qind, në shtator është 4,3 për qind. 

Pritjet në treg ishin se inflacioni vjetor në eurozonë në shtator do të jetë 4,5 për qind. 

Inflacioni më i lartë vjetor është vërejtur te ushqimi, alkooli dhe produktet e duhanit prej 8,8 për qind. 

Sipas të dhënave në përputhje me Bashkimin Evropian, inflacioni në shtator ishte më i lartë në Sllovaki me 8,9 për qind, pastaj në Kroaci me 7,3 për qind, Slloveni 7,1 për qind, Austri 5,8 për qind, Itali 5,7 për qind, Francë 5,6 për qind dhe Gjermani 4,3 për qind. fc/

Fotografia: Piksabej

QËNDRONI TË LIDHUR