• e enjte, 26 dhjetor 2024

Eurostat: Gratë në BE fëmijën e parë e lindin gjithnjë e më vonë

Eurostat: Gratë në BE fëmijën  e parë e lindin gjithnjë e më vonë

Bruksel, 28 mars 2023 (MIA) - Gratë në Evropë, mesatarisht fëmijën e tyre të parë e lindin në moshën 29,7  vjeçare, tregojnë të dhënat më të reja të Byrosë evropiane për statistikë - Euostat, e cila sot e publikoi raportin e saj për vitin 2021, njofton DPA-ja.

Mosha mesatare e nënave, të cilët për herë të parë kanë lindur në vitin 2013 rritet vazhdimisht, kur ka qenë 28,8 vite, kumtoi Eurostat.

Byroja evropiane për statistikë, megjithatrë, thekson se ka variacione nga rajoni në rajon.

Gratë në Spanjë dhe Itali, fëmjën e parë e lindin në 31,6 vjeçare, pastaj Luksemburgu në 31,3 dhe Irlanda në 31,2 vjeçare.

Në të kundërtën e tyre, gratë në shtetet e Evropës Lindore e lindin fëmijën e tyre të parë relativisht herët, me ç'rast gratë në Bullgari formojnë familje në moshën mesatare prej 26,5 vjeçare.

Autoritetet theksojnë se që të mbahet madhësia aktuale e popullatës, gratë do të duhet në mesatare të kenë nga 2,1 fëmijë, pa u marrë parasysh emigracioni. Megjithatë, shton DPA-ja, gratë në të gjitha vendet-anëtare e BE-së në vitin 2021 mesatarisht kanë pasur nga 1.53 fëmijë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR