Europol: Mbi 400 të arrestuar në luftën kundër barnave false në 30 vende
- Hetuesit ndërkombëtarë kanë arrestuar 418 të dyshuar në kuadër të operacionit për trafikimin e barnave false dhe substancave të paligjshme në 30 shtete, kumtoi sot Europoli, trup për zbatimin e ligjit të Bashkimit Evropian.
- Post By Fami Bajrami
- 12:59, 30 janar, 2025
Amsterdam, 30 janar 2025 (MIA) - Hetuesit ndërkombëtarë kanë arrestuar 418 të dyshuar në kuadër të operacionit për trafikimin e barnave false dhe substancave të paligjshme në 30 shtete, kumtoi sot Europoli, trup për zbatimin e ligjit të Bashkimit Evropian.
Më shumë se 400.000 pako me "produkte farmaceutike jolegale", pothuajse 175.000 ampula dhe mbi 4.5 milionë tableta u sekuestruan gjatë bastisjeve të kryera midis muajit prill dhe nëntor të vitit të kaluar, theksohet në kumtesën e Europolit.
Konfiskimet totale të operacionit të quajtura "Shield V", kapin vlerën prej më shumë se 11 milionë euro (11.4 milionë dollarë), theksohet në raport.
Operacioni është drejtuar nga autoritetet franceze, greke, italiane dhe spanjolle dhe e koordinuar nga Europoli.
“Ilaçet e rreme që tregtohen në BE janë në rritje, duke sjellë kosto të mëdha për individët dhe shoqërinë”, thonë nga agjencia.
Sipas Europolit, në kuadër të operacionit janë hetuar gjithsej 52 grupe të organizuara kriminale.
Agjencia vuri në dukje se "mediat sociale dhe tregjet onlajn dhe në rrjetin e errët" janë në fokus për tregtinë e "produkteve farmaceutike të falsifikuara".
Nëpunësit për zbatimin e ligjit kapën një gamë të gjerë drogash, duke përfshirë ilaçe kundër dhimbjeve, kundër kancerit, substanca dopingu, hormone dhe droga psikotrope.
foto: arkivi i MIA-s