Europol: Krimi i organizuar po depërton në portet evropiane
- - Grupet kriminale për kontrabandë të drogës gjithnjë e më shumë po depërtojnë në portet evropiane duke blerë funksionarë dhe fshehtas fusin anëtarët e tyre në objekte, njoftoi sot shërbimi evropian i policisë Europol, informon DPA.
- Post By Fitore Curri
- 11:39, 5 prill, 2023

Bruksel, 5 prill 2023 (MIA) - Grupet kriminale për kontrabandë të drogës gjithnjë e më shumë po depërtojnë në portet evropiane duke blerë funksionarë dhe fshehtas fusin anëtarët e tyre në objekte, njoftoi sot shërbimi evropian i policisë Europol, informon DPA.
Bandat kryesisht kanë përdoruar transport me kontejnerë për kontrabandë të kokainës në Bashkimin Evropian. Ata gjithnjë e më shumë i kanë shfrytëzuar kodet digjitale të sigurisë që janë të dedikuara për mbylljen e kontenjerëve. Me shifrat, kriminelët lehtë mund t'i hapin kontejnerët dhe ta heqin drogën e fshehur brenda.
Sipas Europolit, rreth 90 milionë kontejnerë kalojnë në portet detare të BE-së, ndërsa vetëm një pjesë e tyre kontrollohen. Sasi rekorde prej gati 200 tonë kokainë është konfiskuar në dy portet kryesore në Roterdam në Holandë dhe Antverpen në Belgjikë. fc/