• e hënë, 23 dhjetor 2024

Eurokomisioni organizon Konferencë ndërkombëtare në kujtim të Holokaustit

Eurokomisioni organizon Konferencë ndërkombëtare në kujtim të Holokaustit

Bruksel, 23 janar 2024 (MIA) - Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës ndërkombëtare të Holokaustit - 27 janari, Komisioni Evopian sot në Bruksel do të jetë nikoqir i konferencës ndërkombëtare "Kujtimi i të kaluarës. Krijimi i të ardhmes".

Bashkëorganizatorë të Konferencës janë edhe presidenca belge me Këshillin e BE-së, presidenca kroate me Aleancën ndërkombëtare për kujtim të Holokaustit (IHRA) dhe disa organizata hebraike.

Konferencën do ta hapë kryetari i Komisionit Evropian dhe eurokomisar për promovimin e mënyrës evropiane të jetesës Margaritis S'hinas, i cili sipas paralajmërimeve, do ta publikojë projektin "Rrjet në vende ku ka ndodhur Holokausti". Bëhet fjalë për një nga nismat kryesore në kuadër të Strategjisë së BE-së për luftë kundër antisemitizmit dhe kultivimit të mënyrës hebraike të jetesës (2021-2030), qëllimi  i së cilës është rritja e ndërgjegjës tek popullata lokale se Holokausti nuk ka ndodhur vetëm në llogore e përqendrimit, por edhe lokalisht nëpër qytete dhe vendbanime në mbarë Evropën.

Në vigjilje të Konferencë, S'hinas deklaroi se aq sa zvogëlohet numri i dëshmitarëve të gjallë të Holokaustit, neve na mbetet të ndajmë raporte për të. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR