• e hënë, 23 dhjetor 2024

Eurokomisarja Urpilainen tërhiqet përkohësisht nga KE për të kandiduar për presidente të Finlandës

Eurokomisarja Urpilainen tërhiqet përkohësisht nga KE për të kandiduar për presidente të Finlandës

Bruksel. 4 dhjetor 2023 (MIA) - Komisarja evropiane për partneritet ndërkombëtar Juta Urpilainen kërkon që pozita e saj në Komisionin Evropian të pezullohet, në mënyrë që të mund të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale në Finlandë si kandidate e Partisë Socialdemokrate (FPS), njofton korrespodenti i MIA-s nga Brukseli.

Siç njofton KE, Urpilainen ka informuar kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula Fon der Lajen se kandidatura e saj për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Finlandë është konfirmuar dhe kërkoi një pushim pa pagesë nga 2 dhjetori i vitit 2023 deri më 28 janar 2024 ose deri më 11 shkurt nëse merr pjesë në raundin e dytë të votimit.

"Kryetarja i dha leje pa pagesë komisares Urpilainen, duke theksuar se gjatë asaj periudhe ndaj saj vazhdojnë të zbatohen dispozitat përkatëse të traktateve të BE-së dhe Kodi i sjelljes për anëtarët e Komisionit", thuhet në kumtesë.

Gjatë periudhës së tërheqjes së përkohshme të Urapilainen nga Komisioni Evropian, portofoli i saj për parteneritet ndërkombëtar iu caktua përkohësisht nga Fon der Lajen, zëvendëskryetari i KE për Promovimin e mënyrës evropiane të jetës Margaritis Shinas.

"Për këto ndryshime parakohe komisarja ka informuar edhe Parlamentin Evropian dhe Këshillin e BE", thuhet në kumtesë.

Urpilainen është një ish-udhëheqëse e FPS  dhe ka qenë zëvendëskryeministre dhe ministre e Financave në Finlandë nga qershori 2011 deri në qershor 2014. Ajo është anëtare e KE që nga dhjetori i vitit 2019. rq/

Foto: X

 

QËNDRONI TË LIDHUR