• e diel, 22 dhjetor 2024

Euroja në minimumin historik në këmbim me lekun shqiptar

Euroja në minimumin historik në këmbim me lekun shqiptar

Tiranë, 4 korrik 2023 (MIA) - Valuta e përbashkët evropiane, euroja, sot e arriti minimumin historik në këmbim me valutën shqiptare, lekun.

Sipas kursit zyrtar të Bankës Qendrore të Shqipërisë, euroja këmbehet për 104,85 lekë me çka është thyer rekordi i vendosur më 9 qershor prej 105,6 lekë.

"Banka Qendrore planifikon operacion të enjtjen për blerjen e valutave prej 5 deri 9 milionë euro nga tregu. Mbetet të shihet nëse do të ketë ndikim", bëjnë të ditur mediat. 

Shtojnë se rrjedhat turistike, por edhe "paratë e jashtëligjshme në vazhdimësi e devalvojnë valutën evropiane, duke i goditur eksportuesit, por edhe rezervimet në euro për pushime verore". 

Sipas bankës blerja e pasurisë nga shtetas të huaj e rrit ofertën e valutës evropiane në vend, që ndikon në devalvimin e saj. 

Në muajt e parë të këtij viti këmbehej me 122 lekë. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR