• e hënë, 23 dhjetor 2024

Eurodeputetja Irena Joveva bëri thirrje që t'i jepet fund premtimeve të rreme për vendet e Ballkanit Perëndimor

Eurodeputetja Irena Joveva bëri thirrje që t'i jepet fund premtimeve të rreme për vendet e Ballkanit Perëndimor
Strasburg, 19 tetor 2022 (MIA) - Eurodeputetja Irena Joveva, përfaqësuese e Republikës së Sllovenisë në Parlamentin Evropian (Lëvizja Svoboda-Rilindja), në seancën e sotme të Parlamentit Evropian në Strasburg me temën “Marrëdhëniet BE-Ballkani Perëndimor në dritën e paketës së re të zgjerimit”, bëri thirrje për t'i dhënë fund premtimeve të rreme për vendet e Ballkanit Perëndimor, njofton korrespodenti i MIA-s nga Strasburgu.

Duke cituar kolektivin Dubiosa se premtimet boshe janë reklama më e mirë, ajo u bëri thirrje vendeve anëtare të BE-së dhe përfaqësuesve të tjerë që të ndalojnë së bëri premtime të rreme dhe të papërmbushura dhe t'i përmbahen asaj që iu premtuan vendeve kandidate.

Po ashtu, sipas Jovevës, është e nevojshme të jemi po aq të rreptë edhe në shtëpi, në Bashkimin Evropian, ndaj vendeve anëtare që janë larguar nga sundimi i ligjit, liria e mediave, të drejtat e njeriut dhe vlerat demokratike.

“Të dashur miq, ju jeni këtu së bashku ashtu si ne të gjithë”, përfundoi Joveva.

Në debat morën pjesë Komisioneri Evropian për zgjerim Oliver Varheji dhe përfaqësues të grupeve politike. qa/shk/

QËNDRONI TË LIDHUR