• e hënë, 23 dhjetor 2024

Eurodeputeti çek propozon formimin e "аrmatës evropiane"

Eurodeputeti çek propozon formimin e

Bruksel, 12 shkurt 2024 (MIA) – Evropa ka nevojë për armatë vetanake, sepse nuk mund të mbështetemi në mbrojtjen e Donald Trumpit, vlerësoi eurodeputeti çek Mikulash Peksa në reagim ndaj deklaratës së kandidatit më të mundshëm republikan në zgjedhjet presidenciale amerikane se nëse ai rizgjidhet president, Shtetet e Bashkuara nuk mund të mbrojnë nga një sulm i mundshëm rus ata aleatë të NATO-s që "nuk shpenzojnë sa duhet në mbrojtje".

Sipas Peksas, e cila vjen nga radhët e Partisë Pirate Çeke, një armatë e tillë e përbashkët evropiane mund të financohet nga buxheti i BE-së dhe të jetë nën kompetencën e Parlamentit Evropian.

"Në këtë mënyrë nuk do të duhet të shqetësohemi nëse ka shumicë për dy për qind të PBB-së në 30 parlamente të ndryshme", shtoi Peksa.

Shtetet e Bashkuara, të cilat shpenzojnë në mënyrë të konsiderueshme më shumë për mbrojtjen sesa aleatët e tjerë të NATO-s, këmbëngulin që anëtarët e Aleancës të përmbushin detyrimin e dakorduar për nevojat e mbrojtjes për të ndarë mjete që arrijnë në dy për qind të PBB-së kombëtare.

 

Броењето на гласовите од вчера оддржаните претседателски избори во САД се уште е во тек, резултатот од гласањето е крајно неизвесен, но актуелниот претседател Доналд Трамп веќе го оспори избо

Tramp tha në një mbledhje zgjedhore në Karolinën e Jugut këtë fundjavë se ato vende të NATO-s që nuk i përmbushin angazhimet e tyre për të ndarë mjete për mbrojtje nuk meritojnë mbrojtje nga SHBA-ja.

Ideja e Peksas u ndërlidh edhe me bashkëkombasin e tij Aleksandër Vondra, një deputet nga Partia Demokratike Qytetare Çeke, i cili nuk u deklarua për propozimin për armatë evropiane, por tha se Evropa duhet të rrisë shpenzimet e saj të mbrojtjes, pavarësisht se kush do të jetë banuesi në Shtëpinë e Bardhë.

"Kjo është e paqëndrueshme në planin afatgjatë. SHBA po ndryshon. SHBA nuk janë më fuqia kryesore që sundon kudo. Sigurisht, një Amerikë e tillë nuk do të dojë të paguajë për mbrojtjen e Evropës për një kohë të pacaktuar. Duhet të rimendojmë hapat tanë dhe ta bëjmë mbrojtjen një nga përparësitë tona kryesore", shkroi Vondra në platformën Iks.

Nevoja për të forcuar mbrojtjen evropiane u theksua nga Presidenti i Këshillit të BE-së, Sharl Mishel, në reagim ndaj deklaratës së Trampit, i cili tha se pikëpamje të tilla përsërisin nevojën që BE të zhvillojë urgjentisht më tej autonominë e saj strategjike dhe të investojë në mbrojtjen e saj dhe ta mirëmbajë Aleancën të fortë.

 

Претседателот на Европскиот совет Шарл Мишел денеска  ќе престојува во работна посета на Северна Македонија, каде ќе има средби со високи претставници на земјава, на кои се очекува да се разг

Sipas Mishel, "deklaratat e pakujdesshme mbi sigurinë dhe solidaritetin e NATO-s" shkojnë në favor të Presidentit rus Vlladimir Putin dhe "nuk sjellin më shumë siguri dhe as më shumë paqe në botë".

"Aleanca transatlantike ka mbështetur sigurinë dhe prosperitetin e amerikanëve, kanadezëve dhe evropianëve për 75 vjet. Deklaratat e pakujdesshme mbi sigurinë dhe solidaritetin e NATO-s nga Neni 5 i shërbejnë vetëm interesave të Putinit dhe nuk sjellin as më shumë siguri dhe as më shumë paqe në botë", shkroi Mishel në Iks.

Sipas nenit 5 të Traktatit të NATO-s, një sulm i armatosur ndaj një anëtari të Aleancës do të konsiderohet sulm ndaj të gjitha vendeve të paktit dhe do të rezultojë në vetëmbrojtje kolektive.

Komisioneri i Tregut të Brendshëm Evropian Tieri Breton, në kompetencën e të cilit është mbrojtja në Komisionin Evropian, tha në një intervistë për televizionin francez LCI se deklarata e Trampit nuk ishte "asgjë e re nën Diell". 

 

Еврокомесарот за внатрешниот пазар на Европска Унија, Тиери Бретон, кој вчера учествуваше на министерскиот совет за туризам, изјави дека последици врз овој сектор ќе бидат огромни и дека Евро

"Nuk mund të "hedhim monedhë" për sigurinë tonë çdo katër vjet në varësi të zgjedhjeve, kryesisht nga zgjedhjet presidenciale amerikane", tha Bretoni, duke shtuar se kjo duhet t'i bëjë udhëheqësit e BE-së të kuptojnë se Bashkimi duhet të rrisë shpenzimet dhe kapacitetet e tij të mbrojtjes.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe sigurisë, Xhosep Borrell, deklaroi se NATO-ja nuk mund të varet nga gjendja shpirtërore e presidentit amerikan.

 "Nuk mund të jetë një ditë "po", e ditën tjetër "më fal, kush ishit Ju" . Le të bëhemi seriozë! NATO ose ekziston ose nuk ekziston. Nuk do të humb kohë duke komentuar çdo ide idiote që mund të dëgjohet në këtë fushatë", tha Borrelli, duke iu referuar fushatës së zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

 

Шефот на Европската дипломатија Жозеп Борел денеска изрази длабоко жалење поради одлуката на Иран да укине какво било ограничување за збогатување ураниум, како што е предвидено во договорот о

Ai theksoi se në atë fushatë "do të dëgjojmë dhe do të shohim shumë gjëra", duke shtuar se duhet të jemi seriozë, sepse NATO nuk mund të jetë aleancë ushtarake "sipas zgjedhjes", as të varet nga disponimi i presidentit amerikan.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg gjithashtu reagoi ndaj deklaratës së Trampit dje, duke thënë se çdo sugjerim se aleatët nuk do të mbrojnë njëri-tjetrin minon sigurinë e të gjithëve, duke përfshirë edhe SHBA-në, dhe i vë trupat amerikane dhe evropiane në rrezik të shtuar.

"Unë pres që Shtetet e Bashkuara të mbeten një aleat i fortë dhe i përkushtuar i NATO-s, pavarësisht se kush fiton në zgjedhjet presidenciale", tha Stoltenbergu në një reagim me shkrim ndaj deklaratës së Trampit, duke shtuar se çdo sulm ndaj Aleancës do të shoqërohej me përgjigje të përbashkët dhe të fortë.

 

Генералниот секретар на НАТО, Јенс Столтенберг нагласи дека оваа организација мора да ги намали своите „воени емисии“ на штетни гасови и да придинесе во глобалните напори во борбата против кл

Ministri polak i Mbrojtjes Vlladisllav Kosinjak-Kamish, vendi i të cilit pritet të ndajë pothuajse tre përqind të PBB-së së tij për nevojat e mbrojtjes këtë vit, tha se motoja e NATO-s "një për të gjithë, të gjithë për një" është përkushtim konkret.

"Minimi i besueshmërisë së vendeve aleate do të thotë dobësim i të gjithë NATO-s. Asnjë fushatë zgjedhore nuk është justifikim për të luajtur me sigurinë e Aleancës, tha Kosinjak-Kamish në Iks.

Ndërkohë, Ministria gjermane e Punëve të Jashtme postoi në profilin e tij Iks: "Një për të gjithë dhe të gjithë për një" me hashtagun "Së bashku më të fuqishëm" ("StrongerTogether".  

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR