• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Eurodeputetët miratuan rritjen e prodhimtarisë së municionit

Eurodeputetët miratuan rritjen e prodhimtarisë së municionit

Bruksel, 1 qershor 2023 (MIA) - Eurodeputetët sot miratuan propozim-ligjin për rritje të prodhimtarisë së municionit në Bashkimin Evropian me qëllim që të kthehen rezervat dhe të përshpejtohet dërgesa në Ukrainë. Ligji për "mbështetje të prodhimtarisë së municionit", ishte miratuar me 446 vota "pro", 67 kundër dhe 112  "abstenuan", në mini seancën plenare në Bruksel.

Në fillim të majit, Komisioni Evropian e prezantoi atë plan, i cili përfshin 500 milionë euro për përforcim të kapacitetit për prodhimtarinë e municionit në BE në një milionë projektilë në vit.  Ai duhet të mundësojë bashkëfinancim të investimeve të industrialistëve për rritjen e prodhimtarisë së fabrikave të tyre në BE.

Sipas komisarit për industri, Tieri Breton, së bashku me financimin e vendeve anëtare, kapaciteti investuese do të ishte një miliardë euro.

Eurodeputetët që vendosën të zbatojnë procedurën urgjente për miratimin e atij ligji, tani duhet të fillojnë negociatat me Këshillin e BE-së (vendet anëtare) për të arritur një marrëveshje, dhe të shkojnë në miratimin përfundimtar në një seancë plenare në korrik. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR