• e premte, 05 dhjetor 2025

Eurodeputetët kërkojnë përgjigje të koordinuar të BE-së për provokimet ruse

Eurodeputetët kërkojnë përgjigje të koordinuar të BE-së për provokimet ruse

Strasburg, 9 tetor 2025 (MIA) – Bashkimit Evropian i nevojiten aksione të koordinuara, mbrojtje më e fuqishme dhe sanksione që të përballet me provokimet ruse të drejtuara ndaj sigurisë dhe infrastrukturës së BE-së, bëhet e ditur në Rezolutën e Parlamentit Evropian të miratuar sot me 469 vota “për”, 97 “kundër” dhe 38 “të përmbajtura”. 

Me rezolutën “ashpër dënohen aktivitetet e papërgjegjshme dhe gjithnjë e më të shpeshta” të Rusisë për dëmtimin e hapësirës ajrore të vendeve anëtare të BE-së dhe NATO-s, s dhe sulmet e qëllimshme të dronëve të drejtuara ndaj infrastrukturës kritike. 

“Ato (aktivitete) janë pjesë e luftës sistematike hibride dhe provokimeve të Rusisë kundër BE-së dhe vendeve të saja anëtare”, thuhet në Rezolutë.

Eurodeputetët e inkurajuan çdo nismë që do t’i mundësojë BE-së dhe vendeve të saja anëtare të ndërmarrin “aktivitete adekuate të koordinuara, të përbashkëta kundër të gjitha shkeljeve të hapësirës së tyre ajrore, përfshirë edhe me rrëzimin e kërcënimeve ajrore”. 

Me rezolutën mbështeten nismat “Muri nga dronët” dhe “Roja e krahut lindor” dhe theksohet nevoja që me të të përfshihen edhe të gjitha vendet anëtare të BE-së në krahun e saj jugor që përballen me sfida të drejtpërdrejta të sigurisë. 

Në dokument vlerësohet se sabotimet dhe aktivitetet hibride të Rusisë kundër BE-së përfaqësojnë “terrorizëm i sponsorizuar nga shteti”. fc/

 

QËNDRONI TË LIDHUR