• e enjte, 22 janar 2026

Eurodeputetët do të votojnë për nismën e mosbesimit ndaj Komisionit Evropian të Fon der Lajen

Eurodeputetët do të votojnë për nismën e mosbesimit ndaj Komisionit Evropian të Fon der Lajen

Strasburg, 22 janar 2026 (MIA) - Parlamenti Evropian sot duhet të deklarohet mbi nismën e grupit Patriotët për Evropë (PFE) për votimin e mosbesimit ndaj Komisionit Evropian të Ursula fon der Lajen. 

Arsyeja e drejtpërdrejtë për paraqitjen e nismës ishte nënshkrimi i Marrëveshjes së Partneritetit midisi BE-së dhe Merkosur dhe Marrëveshjes së Përkohshme Tregtare dypalëshe të shtunën e kaluar në Paraguai.

Votimi vjen pas debatit për nismën në seancën plenare të PE-së që u mbajt të hënën në mbrëmje.

Duke shpjeguar nismën në emër të grupit të saj, eurodeputetja hungareze Kinga Gal tha se Patriotët për Evropën dhe miliona votues të tyre po thonë se është nërë mjaft tradhtia ndaj bujqve evropianë dhe politikat në kundërshtim me interesat evropiane, dhe për këtë arsye po kërkojnë një ndryshim drejtimi dhe një udhëheqje të re të BE-së, e cila më në fund do t'u shërbejë njerëzve të Evropës, jo Brukselit.

"Ursula fon der Lajen dhe Komisioni i saj duhet të largohen", theksoi Gal.

Ajo theksoi se vitet e fundit Komisioni Evropian ka ndërmarrë "një sërë hapash të gabuar, të cilët e shtyjnë bujqësinë evropiane në një krizë serioze". Gal theksoi se me marrëveshjet ndërmjet BE-së dhe Merkosur, produktet e lira bujqësore nga Amerika e Jugut do të përmbytin tregjet evropiane, duke krijuar konkurencë të padrejtë, pa mbrojtje të përshtatshme për bujqit evropianë. 

Ky do të jetë votimi i katërt i mosbesimit ndaj Komisionit Evropian që nga korriku i vitit të kaluar. Tre nismat e mëparshme nuk arritën të merrnin shumicën e nevojshme të mbështetjes nga të paktën dy të tretat e eurodeputetëve që morën pjesë në votim, me numrin e atyre që votuan "pro" që duhej të ishte më i madh se gjysma e numrit të përgjithshëm të eurodeputetëve, ose aktualisht të paktën 360 vota. I njëjti rezultat pritet edhe në votimin e sotëm.

Ky do të jetë votimi i katërt i mosbesimit ndaj Komisionit Evropian që nga korriku i vitit të kaluar. Tre nismat e mëparshme nuk arritën të merrnin shumicën e nevojshme për mbështetje nga të paktën dy të tretat e eurodeputetëve që marrin pjesë në votim, me ç'rast numri i atyre që votuan "pro" duhet të jetë më i madh se gjysma e numrit të përgjithshëm të eurodeputetëve, ose aktualisht 360 vota. I njëjti rezultat pritet edhe gjatë votimit të sotëm . 

Megjithatë, ndryshe nga tre debatet dhe votimet e mëparshme mbi nismat mosbesimit në Parlamentin Evropian, në të cilat morën pjesë pothuajse të gjithë anëtarët e Komisionit Evropian së bashku me Fon der Lajen, në debatin të hënën mori pjesë vetëm Komisioneri Evropian për Tregti, Siguri Ekonomike, Marrëdhënie Ndërinstitucionale dhe Transparencë, Marosh Shefçoviç, i cili i nënshkroi marrëveshjet me Merkosur. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR