Eurodeputetët do të votojnë për miratim të Komisionit të ri Evropian
- – Parlamenti Evropian në vazhdimin e sotëm të mbledhjes së kësaj jave në Strasburg duhet të votojë për miratim të Komisionit të ri Evropian të Ursula fon der Lajen me mandat për pesë vitet e ardhshme.
- Post By Fitore Curri
- 09:50, 27 nëntor, 2024
Bruksel, 27 nëntor 2024 (MIA) – Parlamenti Evropian në vazhdimin e sotëm të mbledhjes së kësaj jave në Strasburg duhet të votojë për miratim të Komisionit të ri Evropian të Ursula fon der Lajen me mandat për pesë vitet e ardhshme.
Sesioni do të fillojë me debat triorësh të eurodeputetëve me fon der Lajen rreth përbërjes dhe programit për punë të Komisionit të ri Evropian, pas përfundimit të të cilit PE do të duhet të votojë për miratimin e tij në pako.
Që të miratohet, Komisioni i ri Evropian duhet të fitojë shumicën e votave të eurodeputetëve që do të marrin pjesë në votim.
Miratimi vijon pasi në periudhën ndërmjet 4 dhe 12 nëntorit, të gjithë kandidatët për anëtarë të KE-së ishin marrë në pyetje nga ana e komiteteve dikasteriale në Europarlament rreth përshtatshmërisë dhe aftësisë që t’i kryejnë detyrimet lidhur me dikasteret të cilat u janë ndarë, pas çka ishin konfirmuar nominimet e tyre.
Në bazë të procedurave në Bashkimin Evropian pas miratimit të Eurokomisionit të ri nga ana e eurodeputetëve, Këshilli i BE-së me shumicë të kualifikuar të votave i emëron eurokomisarët. Pritet që e gjithë procedura të përfundojë deri në fund të këtij muaji, me çka Eurokomisioni i ri do të hyjë në fuqi më 1 dhjetor.
Përndryshe, procedura për konfirmimin e eurokomisarëve kishte përfunduar javën e kaluar, pasi pas negociatave njëjavore tre grupacionet e shumicës qendrore proevropiane (EPP), Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve (SD) dhe grupi liberal “Ta rinovojmë Evropën” (RE) të mërkurën e kaluar arritën marrëveshje për miratim të gjashtë kandidatëve për nënkryetarë ekzekutivë të KE-së dhe të eurokomisarit për shëndetësi dhe mirëqenie të kafshëve Oliver Varheji.
Në bazë të marrëveshjes së arritur, SD hoqi dorë nga kundërshtimi i miratimit të kandidatit për nënkryetar ekzekutiv të KE për kohezion dhe reforma dhe për eurokomisar për politikë kohezioni, zhvillim rajonal dhe qytete, italiani Rafaele Fito, i cili vjen nga radhët e Aleancës së Djathtë Konservatorët dhe Reformistët Evropianë (ECR), dhe të Varhejit, i afërt me grupin e ekstremit të djathtë Patriotë për Evropë (PFE), ndërsa si kthim EPP u pajtua për mbështetje të kandidaturës së nënkryetares ekzekutive të KE-së për tranzicion të pastër, të drejtë dhe konkurrues dhe për eurokomisare për konkurrencë, socialdemokratja Tereza Ribera Rodrigez.
Marrëveshja parashikoi edhe marrjen e kompetencave të Varhejit për të drejtat e shëndetit seksual dhe riprodhues dhe për gatishmërinë dhe menaxhimin me kriza, si dhe për mbikëqyrjen mbi Drejtorinë për gatishmëri dhe përgjigje gjatë rasteve shëndetësore urgjente (HERA). Këto kompetenca do t’i marrë belgja, Haxha Labib, e cila do të jetë eurokomisare për gatishmëri, menaxhim me kriza dhe unitet.
Gjithashtu, marrëveshja përfshin edhe Deklaratë për bashkëpunim ndërmjet EPP, SD dhe RE në zbatimin e prioriteteve politike për mandatin e ardhshëm të institucioneve të BE-së, me fokus në rritjen e qëndrueshme, konkurrencë, gatishmëri, vlera demokratike, tranzicion digjital dhe përkushtim në “Union gjithnjë e më të afërt”.
Përveç se për zgjedhjen e Komisionit të ri Evropian, eurodeputetët sot duhet të votojnë edhe për miratimin e Propozim-buxhetit të BE-së për vitin 2025.Nëse eurodeputetët e miratojnë buxhetin e propozuar, kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Mecolla menjëherë pas votimit do ta nënshkruajë vendimin për miratimin e tij, pasi ai paraprakisht ishte miratuar edhe nga Këshilli i BE-së. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s