Eurodeputetët bëjnë thirrje për përmbajtje nga kërcënimet politike dhe aktivitetet e dëmshme pas vendimit për Dodikun
- E respektojmë vlerën e respektimit të plotë për institucionet në Bosnja e Hercegovinë dhe pavarësinë e gjyqësorit të saj dhe theksojmë se presionet ndaj gjyqësorit dhe frikës së gjyqtarëve janë të papranueshme, porositën në deklaratën e përbashkët raportuesi i përhershëm i BeH-së në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, eurodeputeti çek Ondzhej Kollazh dhe kryesuesi i Delegacionit të PE-së për marrëdhëniet me BeH-në dhe Kosovën, eurodeputeti kroat Davor Ivo Stier me rastin e shqiptimit të gjykimeve për presidentin e Republikës Srpska, Millorad Dodik dhe ish u.d. drejtorit të "Gazetës Zyrtare të RS", Millosh Lukiq.
- Post By Sara Ademi
- 07:46, 27 shkurt, 2025

Bruksel, 27 shkurt 2025 (MIA) - E respektojmë vlerën e respektimit të plotë për institucionet në Bosnja e Hercegovinë dhe pavarësinë e gjyqësorit të saj dhe theksojmë se presionet ndaj gjyqësorit dhe frikës së gjyqtarëve janë të papranueshme, porositën në deklaratën e përbashkët raportuesi i përhershëm i BeH-së në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, eurodeputeti çek Ondzhej Kollazh dhe kryesuesi i Delegacionit të PE-së për marrëdhëniet me BeH-në dhe Kosovën, eurodeputeti kroat Davor Ivo Stier me rastin e shqiptimit të gjykimeve për presidentin e Republikës Srpska, Millorad Dodik dhe ish u.d. drejtorit të "Gazetës Zyrtare të RS", Millosh Lukiq.
"Pajtohemi me mesazhet e shumta të qarta të dërguara në ditët dhe javët e fundit nga Delegacioni i BE-së në BeH, Zyra e përfaqësuesit të lartë, Misioni i OSBE-së në Bosnja e Hercegovinë dhe Bordi Drejtues i këshillit për zbatimin e paqes. Bosnja e Hercegovina është një shtet i pavarur dhe sovran, integriteti territorial i të cilit është i pakontestueshëm. U bëjmë thirrje të gjithë aktorëve në Bosnja e Hercegovinë të tregojnë qëndrueshmëri më të madhe pas gjykimit të sotëm dhe të përmbahen nga çdo lloj kërcënimi politik dhe aktivitete tjera potenciale të dëmshme", citohet në deklaratë.
Kollazh dhe Stier theksojnë se Parlamenti Evropian vazhdimisht bën thirrje në sanksione të plota kundër aktorëve politik aktiviteti i të cilëve e destabilizon BeH-në, duke përfshirë edhe ata që e rrezikojnë dhe minojnë sovranitetin e saj, integritetin territorial dhe rendin kushtetues, veçanërisht Dodik, por edhe zyrtarë tjerë të lartë të Republikës Srpska dhe përfaqësues të vendeve të treta të cilët "sigurojnë mbështetje politike dhe materiale të politikës secesioniste".
"Në vend të përhapjes së narrativave shqetësuese dhe secesioniste, duke përfshirë kërcënime, masa dhe iniciativa ligjore që do të shkelnin rëndë Kushtetutën e Bosnja e Hercegovinës, udhëheqja e entitetit të Republikës Srpska duhet të fokusohet plotësisht në hapat urgjent të nevojshëm për të avancuar me vendosmëri rrugën e Bosnja e Hercegovinës drejt BE-së", shtohet në deklaratën e përbashkët të Kollazh dhe Stier.
Gjykata e Bosnja e Hercegovinës sot e ka shpallur fajtor Dodikun me akuzën e mosrespektimit të vendimeve të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar për Bosnja dhe Hercegovinën, Kristian Shmit dhe e ka dënuar me një vit burg. Në të njëjtën kohë, Gjykata e liroi Lukiqin nga akuza e njëjtë. Të drejtën e ankesës ndaj aktgjykimeve të tilla kanë edhe të pandehurit edhe Prokuroria Publike. sa/
Foto: EPA