• e enjte, 09 janar 2025

Eurodeputetët bëjnë thirrje për debat për "keqpërdorimin e rrjeteve sociale" nga ana e Ilon Mask

Eurodeputetët bëjnë thirrje për debat për

Bruksel, 9 janar 2025 (MIA) - Eurodeputetët nga radhët e socialdemokratëve dhe liberalëve kanë kërkuar që në rendin e ditës së seancës së Parlamentit Evropian, e planifikuar për 20-23 janar, të përfshihet edhe pika për lajmet e rreme dhe gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale.

Grupi liberal "Të rinovojmë Evropën" (RE) kumtoi se do të bënte thirrje për një "debat urgjent parlamentar për postimet e fundit" nga pronari i Iks, Ilon Mask në këtë rrjet social dhe nëse ato shkelin dispozitat e moderimit të përmbajtjes të Ligjit për shërbime digjitale të BE-së (DSA).

Sipas kryetares së RE-së, Valeri Ajer, Evropa nuk mund të jetë e verbër ndaj synimit të Mask për të ndërhyrë në proceset demokratike në BE.

Debat për këtë çështje kërkoi edhe liderja e Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (SD), Iraçe Garsia Perez, gjithashtu në një publikim në Iks. 

"Demokracitë tona kërcënohen nga rreziqe të reja. Rreziqet që janë më të fuqishme se armët: lajme të rreme, gjuhë urrejtjeje dhe keqpërdorim në rrjetet sociale, shkruan ajo në publikimin. 

Këto kërkesa për verifikim për "keqpërdorim të rrjeteve sociale" pasuan pasi Mask në disa publikime në Iks sulmoi disa liderë evropianë dhe mbështeti partinë gjermane të ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) përpara zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të vendit.

Mask dje publikoi një foto që tregonte takimin e kryeministrit norvegjez Jonas Gar Storeh me themeluesin e "Microsoft" Bill Gejts, pas së cilës Bashkimi Evropian kumtoi se kjo "foto e gabuar" mund të jetë pjesë e hetimit të tij të vazhdueshëm ndaj Iks për përhapjen e dezinformatave, i cili kryhet në bazë të Ligji për shërbimet digjitale.

Shtesë për sot është paralajmëruar që Mask drejtëpërdrejtë të transmetojë një intervistë me lideren e ADF-së, Alis Vajdel, të ngjashme me atë kishte me Donald Trampin para zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Në fillim të kësaj jave, eurodeputeti gjerman nga Partia Popullore Evropiane (EPP), Aksel Vos kumtoi ky grup parlamentar ka paraqitur disa kërkesa në Komisionin Evropian për të vlerësuar nëse sjellja e Mask është "në kundërshtim me rregullat e përcaktuara në DSA".

Shqetësime të ngjashme shprehu edhe eurodeputeti i të Gjelbërve, Damian Bozelager në një letër të hapur drejtuar nënkryetares ekzekutive të Komisionit Evropian për sovranitetin teknologjik, sigurinë dhe demokracinë, Hena Virkunen, në kompetencën e së cilës është edhe kontrolli i respektimit të DSA-së. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR