• e diel, 22 dhjetor 2024

Euroambasadori Dejvid Gir për vizitë të Shërbimit malor për shpëtim në Ohër

Euroambasadori Dejvid Gir për vizitë të Shërbimit malor për shpëtim në Ohër
Ohër, 20 janar 2022 (MIA) – Ambasadori i BE-së, Dejvid Gir në kuadër të vizitës në Ohër ka vizituar Shërbimin malor të shpëtimit i cili punon në kuadër të Organizatës komunale të Kryqit të Kuq. Ai më pas e ka ndjekur demonstrimin dhe përdorimin praktik të pajisjes për shpëtim për nevojat e Shërbimit. Pajisja është furnizuar me mjete financiare të BE-së në kuadër të projektit “Mundësi të reja për turizëm të sigurt aventurist dimëror”. Përmes projektit realizohet përcaktimi për vënien e sistemit që do të mundësojë kushte sigurie për të gjithë turistët, dashamirë të pyllit dhe turizmit aventurist por edhe për popullatën e komunave Ohër, Resnjë, Debërc, Vevçan dhe Strugë në Maqedoni të Veriut si dhe Pogradec dhe Gramsh në Shqipëri. Projekti është financuar nga BE-ja, përmes Programit IPA 2 për bashkëpunim ndërkufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. fab/

QËNDRONI TË LIDHUR