EULEKS është i shqetësuar për dorëheqjen e tre policëve nga radhët e komunitetit serb në veri të Kosovës
- Shefi i Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEKS), Xhovani Pjetro Barbano, sot deklaroi se është i shqetësuar për dorëheqjen e tre policëve serbë që së fundi i janë bashkuar policisë së Kosovës.

Prishtinë, 17 gusht 2023 (MIA) - Shefi i Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEKS), Xhovani Pjetro Barbano, sot deklaroi se është i shqetësuar për dorëheqjen e tre policëve serbë që së fundi i janë bashkuar policisë së Kosovës.
“EULEKS po monitoron nga afër zhvillimin e këtyre ngjarjeve që shkaktojnë shqetësim. Përbërja e forcës policore duhet të pasqyrojë dhe përfaqësojë shoqërinë të cilës i shërben dhe mbron”, ka shkruar Barbano në llogarinë e tij në X (Tuiter).
Ai shtoi se pjesëtarët e policisë së Kosovës që vijnë nga komunitetet joshumicë, duke e orientuar punën e policisë drejt komunitetit të tyre, mund të kontribuojnë në sigurinë e saj.
“Misioni (BE) është i përkushtuar të mbështesë Policinë e Kosovës për të zhvilluar zbatimin më efektiv, efikas, përfaqësues dhe të përgjegjshëm policor të rendit dhe ligjit”, ka shkruar Barbano. ls/