• e hënë, 23 dhjetor 2024

EUAA: Mbi 500.000 kërkesa për azil në gjysmën e parë të vitit 2024

EUAA: Mbi 500.000 kërkesa për azil në gjysmën e parë të vitit 2024

Romë, 16 shtator 2024 (MIA) - Numri i azilkërkuesve në BE, Norvegji dhe Zvicër është ulur në gjysmën e parë të vitit, por megjithatë arrin mbi gjysmë milionë, treguan sot shifrat zyrtare, raporton DPA. 

Nga janari deri në fund të qershorit, Agjencia për azil në Bashkimin Evropian në seli në Maltë (EUAA) ka vërejt gjithsej 513.000 kërkesa të reja që paraqet rënie të lehtë prej 6,000 krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2023.

Statistika përfshinë numra nga të gjitha vendet e BE-së, si dhe Norvegjia dhe Zvicra, të cilat nuk janë pjesë e Unionit. 

Më shumë aplikime mes 29-të vendeve përsëri janë regjistruar në Gjermani: 124.000 ose pothuajse një e katërta e totalit. Megjithatë, EUAA njoftoi se autoritetet gjermane kanë pranuar 30.000 aplikime më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. 

Reth 71.000 aplikime për azil kanë arrit nga Siria e shkatërruar nga lufta, që është një rritje prej shtatë për qind krahasuar me vitin e kaluar. Pas tyre vijnë 45.000 afganë të cilët kërkojnë azil, që shënon një rënie prej 18 për qind. Nga Venezuela 37.000 persona kanë kërkuar azil, pothuajse të gjithë në Spanjë. Në këto numra nuk janë përfshirë rreth 4.5 milionë njerëz nga Ukraina që kërkuan azil në BE dhe iu dha mbrojtje e përkohshme kundër pushtimit rus në shkurt të vitit 2022.

Në krahasim në mbarë BE-në, Spanja ndodhet në vendin e dytë në terma absolut në gjysmën e parë të vitit me 88.000 aplikime, afërsisht njësoj si vitin e kaluar. Italia vjen në vendin e tretë me 85.000 aplikime, që është një rritje prej rreth një të tretës.

Për kokë banori më shumë aplikime ka pasur vendi Qipro me 4.900.

Numrat nga Mbretëria e Bashkuar e cila tashmë nuk është pjesë e BE-së, nuk përfshihet në statistikë.

Në fund të vitit të kaluar, BE-ja ka rënë dakord për një shtrëngim gjithëpërfshirës të sistemit të përbashkët të azilit. Në të ardhmen, njerëzit me pak mundësi për njohje do t'i nënshtrohen procedurave të përshpejtuara të kthimit në kufijtë e jashtëm të BE-së. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR