• e diel, 22 dhjetor 2024

Etna shpërtheu përsëri , u mbyll aeroporti i Katanias

Etna shpërtheu përsëri , u mbyll aeroporti i Katanias

Romë, 15 gusht 2024 (MIA) - Vullkani Etna shpërtheu gjatë natës, për çka ishte mbyllur aeroporti i afërt në Katania, në bregun lindor të Sicilisë, njoftoi Instituti italian për Gjeofizikë dhe Vullkanologji (INGV).

Vullkani hodhi sasi të madhe të tymit dhe gazrave deri në lartësi orej 9,5 mijë metra. Udhëheqësia e aeroportit në Katania paralajmëroi se do të jetë i mbyllur deri në orën 18 sipas kohës lokale. 

Udhëheqësia njoftoi se tymi i ka mbuluar aeroplanët dhe pistat dhe se puna do të vazhdojë kur infrastruktura do të fillojë të funksionojë përsëri. 

"I lusim udhëtarët që të mos vijnë në aeroport para se ta kontrollojnë statusin e fluturimit të tyre", njoftuan nga aeroporti dhe paralajmëruan për vonesa të rëndësishme. 

Një tym i errët i mbuloi shtëpitë dhe rrugët e Katanias. 

Etna e lartë 3.350 metra, është vullkani më i madh aktiv në Evropë. Shpesh shpërthen, dhe është nën mbikëqyrje të vazhdueshme, ndërsa shpërthimet e tij spektakulare gjithnjë tërheqin një numër të madh të njerëzve kureshtarë. fc/ 

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR