• e hënë, 23 dhjetor 2024

Etna në Itali hodhi sërish hi dhe llavë

Etna në Itali hodhi sërish hi dhe llavë

Romë, 27 nëntor 2023 (MIA)- Vullkani Etna në lindje të Italisë, më saktësisht në ishullin e Sicilisë, përsëri hodhi hi dhe llavë.  

Një prej vullkaneve më aktiv në Evropë përsëri shpërtheu dhe hodhi llavë me lartësi prej rreth 3.300 metra.

Krateri aktiv juglindor i vullkanit i cili u bë aktiv për herë të parë këtë muaj,  fundjavën e kaluar hodhi sërish hi dhe llavë. Rrjedha e llavës është lëshuar nëpër shpatet me dëborë të Etnas.

Instituti kombëtar italian për gjeofizikë dhe vullkanologji (IKGjV) njoftoi se aktiviteti vullkanik i Etnas është kufizuar në kraterin juglindor. 

IKGjV-ja ka dhënë një paralajmërim për aeroplanët që kalojnë nëpër rajon, ndërsa u tha se aeroporti Fontanarosa në Katania nuk është prekur nga aktiviteti më i ri vullkanik.

Etna është vullkani më i madh dhe më aktiv në Evropë. Shpërthimet e tij të shpeshta shoqërohen shpesh me rrjedha të mëdha llave, por ato rrallë paraqesin rrezik për zonat e banuara.

Etna është një prej vullkaneve me të dhëna historike më të gjata të shpërthimeve e cila shtrihet më shumë se 2000 vjet më parë. ss/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR