• e enjte, 04 dhjetor 2025

"Ethet e arit" në qytetin bregdetar Carevo pas lajmit se vërshimet kanë marrë arkën me miliona dhe ari

Sofje, 5 tetor 2025 (MIA) - Qyteti bregdetar bullgar Carevo prej sot në mëngjes është nën kontroll të fuqishëm policor pasi që në opinion u përhapë informata për një arkë të zhdukur me 2.000.000 levë dhe shufra të arta, pas vërshimeve katastrofike dhe stuhisë së këtë fundjavë e kaploi Bullgarinë. Lajmi, siç transmetuan mediumet bullgare, shkaktoi "ethe të parapara për arin" në bregun jugor të Detit të Zi.

Autoritetet ndërmorën masa të rrepta për kufizim të qasjes drejt plazheve, duke i shndërruar në zonë të ndaluar për qindra avanturistë të cilët vijnë me shpresë se do të pasurohen shpejtë dhe lehtë.

Prefekti i komunës Carevo, Marin Kirov, konfirmoi se banknota janë paraqitur në një prej palezheve pas vërshimeve katastrofike, por nuk është konfirmuar prejardhja e tyre.

"Besohet se vala rëshuese ka marrë një arkë metalike nga kompania lokale për mekanizim të rëndë 'Auto Jani', në të cilën ka pasur dokumente për kamionë, bagerë dhe eventualisht para. Nuk kam informata për atë se çka është regjistruar në polici, si dhe dëmi, dhe nëse fare është regjistruar. Nuk ka mënyrë që me siguri të dihet nëse banknotat vijnë nga arka  e kësaj kompanie", tha prefekti.

Ai theksoi se Komuna Carevo në njëfarë mënyre nuk është prëfshirë në këtë rast. Në pyetjen nëse zhytësit po e kërkojnë arkën në det, Kirov sqaroi se sot, derisa ishte me ekipet që kryejnë aktivitete preventive për stuhinë e re që e paralajmërojnë meteorologët, ka vërejtur zhytës nëd et, por nuk e din se me çfarë qëllimi.

Nga orët e hershme të mëngjesit, janë vendosur pika kontrolluese në të gjitha hyrjet në Carevo. Patrullat policore po kontrollojnë me hollësi çdo automjet dhe nuk lejojnë hyrje në qytet të askujt që nuk mund të dëshmojë shkak valid për vizitën e tij. Qëllimi është të ndalen "gjyetarët e pasurisë" të cilët e pushtuan plazhin në gjurmim të arkës dhe arit.

Në operacionin voluminoz është prëfshirë mekanizimi i rëndë, përfshirë edhe bagerin i cili po kërkon në rërë, si dhe ekipin e zhytësve profesionistë të cilët po hulumtojnë fundin e detit në afërsi të bregut. ab/

Foto: BTА

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR