• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Eskobar nesër në Prishtinë në takime me krerët shtetërorë dhe me opozitën

Eskobar nesër në Prishtinë në takime me krerët shtetërorë dhe me opozitën

Prishtinë, 12 mars 2024 (MIA) - I dërguari special i presidentit amerikan, Xho Bajden për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar nesër pritet të arrijë në Kosovë, ku përveç krerëve të institucioneve shtetërore do të takohet edhe me me liderët e partive kryesore opozitare të Kosovës, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Burime nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë thënë për media se kanë marrë një ftesë nga Eskobari për një takim, në të cilin partia më e madhe opozitare në Kuvendin e Kosovës, Partia Demokratike Kosova (PDK), me gjasë do të marrë pjesë, ndonëse ende nuk ka konfirmim zyrtar nga ajo parti se ajo është ftuar.

LDK-ja dhe AAK-ja kanë paralajmëruar pjesëmarrjen e liderëve të tyre, Lumir Abdixhku, përkatësisht Ramush Haradinajt, në takimin me Eskobarin, ku sipas mediave pritet të marrë pjesë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Emisari amerikan nesër do të vizitojë Kosovën në kuadër të turneut të tij nëpër disa vende evropiane. Sot ai qëndron në Belgjikë, ndërsa pas Kosovës do të vazhdojë turin me vizita në Austri dhe Mal të Zi.

Në Prishtinë, Eskobar në takimin e sotëm me gazetarët në Bruksel tha se do të diskutojë në përgjithësi për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilin tha se është “në krizë”, si dhe vendimin e autoriteteve të Kosovës për ndalimin e përdorimit dinarit serb për transaksionet pa para në dorë, pagesa në vend, për të cilën ai tha se ishte "e pakoordinuar". mb/

QËNDRONI TË LIDHUR