• e shtunë, 21 dhjetor 2024

ESHS: Për 7,7 për qind është rritur indeksi i çmimeve të shërbimeve gastronomike në korrik të vitit 2023 krahasuar me muajin e njëjtë vitin e kaluar

ESHS: Për 7,7 për qind është rritur indeksi i çmimeve të shërbimeve gastronomike në korrik të vitit 2023 krahasuar me muajin e njëjtë vitin e kaluar

Shkup, 4 gusht 2023 (MIA) - Indeksi i çmimeve të shërbimeve gastronomike në korrik të viit 2023 në krahasim me qershorin e vitit 0.1 për qind, publikoi Enti shtetëror i statistikave.

"Krahasuar sipas grupeve të shërbimeve, është vërejtur rritje në grupin Ushqim për 0,1 për qind. Indeksi i çmimeve të shërbimeve gastronomike në korrik të vitit 2023 në krahasim me muajin e njejtë të vitit paraprak, është rritur për 7,7 për qind", thekson ESHS.

Indeksi kumulativ i çmimeve të shërbimeve hotelierike për periudhën janar-korrik 2023, në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar është rritur për 12.4 për qind, ndërsa në krahasim me dhjetorin e vitit 2022 është rritur për 3,2 për qind. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR