• e hënë, 07 tetor 2024

ESHR: Me kujdes të menaxhohet me financat publike, rritja e borxhit publik kërkon politikë të qëndrueshme fiskale

ESHR: Me kujdes të menaxhohet me financat publike, rritja e borxhit publik kërkon politikë të qëndrueshme fiskale

Shkup, 9 korrik 2024 (MIA) - Nevojitet një menaxhim i kujdesshëm me financat publike nëpërmjet një niveli të qëndrueshëm të borxhit publik dhe një politike të përshtatshme fiskale megjithëse është dizajnuar një kuadër sistematik gjithëpërfshirës ligjor dhe institucional për menaxhimin e borxhit publik dhe përkundër vlerësimeve pozitive nga BE dhe FMN-ja për procesin e servisimit të borxhit të arritur në nivel publik prej 62.1 për qind të BPV-së më 31.12.2023 dhe detyrimeve për eurobondet të cilat në periudhën 2025-2028, raporton Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR). 

Sipas ESHR-së, në periudhën prej vitit 2025 deri në vititn 2028, eurobonot e emetuara do të jenë të detyrueshme për pagesë, gjë që mund të krijojë pasiguri në efikasitetin e servisimit të borxhit për shkak të nevojave të shtuara për financimin e shtetit. Këtë e tregon revizioni me temën "Efikasiteti i masave dhe politikave për servisimin e borxhit publik" i kryer për t’iu dhënë përgjigje pyetjes: "A janë masat dhe politikat për servisimin e borxhit publik efikase dhe në funksion të pagesës në kohë dhe të saktë të detyrimeve, me shpenzim më të ulët dhe rrezikun e pranueshëm?".

Revizioni u fokusua në vlerësimin e aktiviteteve dhe zbatimin e funksioneve të sistemit dhe proceseve për servisimin e borxhit publik, ndërsa janë përfshirë masat dhe politikat për servisimin e borxhit publik, gjegjësisht shpenzimet për servisimin e detyrimeve të borxhit publik në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021, 2022 dhe 2023.

Sipas vlerësimit të FMN-së të përshkruara në Programin e reformës së menaxhimit të Financave oublike 2022-2025, borxhi vlerësohet si "i qëndrueshëm në skenarin bazë". Megjithatë, nga perspektiva e likuiditetit, nevojat për financim tejkalojnë pragun e rrezikut të lartë në skenarin bazë.

Instituti rikujton se me Ligjin për realizimin e Buxhetit i cili miratohet çdo vit parashihet dispozita me të cilat realizohen mjetet për servisimin e borxhit publik pavarësisht nga ndarja e planifikuar buxhetore për këtë qëllim, ndërsa zbatimi i procedurave në procesin e servisimit të borxhit publik dhe bankingut elektronik të vendosur me BPRMV-së mundëson pagesën në kohë dhe të saktë të detyrimeve për servisimin e borxhit publik. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR