• e martë, 24 dhjetor 2024

Eruptoi vullkani Sakurajima në ishullin japonez Kjushu

Eruptoi vullkani Sakurajima në ishullin japonez Kjushu
Tokio, 24 korrik 2022 (MIA) – Vullkani Sakurajima në ishullin japonez Kjushu eruptoi, për të cilin shkak u shpall niveli i pestë, më i lartë i paralajmërimit, ndërsa banorëve u është rekomanduar të evakuohen. Ende nuk ka informata për viktima eventuale dhe dëm të shkaktuar material. Sakurajima është një nga vullkanet më aktive në Japoni, ndërsa të shpeshta janë eruptimet e tij në nivele të ndryshme. Në vitin 2019 vullkani ka hedhur hi në lartësi deri 5.5 kilometra. bsh/  

QËNDRONI TË LIDHUR