• e premte, 05 dhjetor 2025

Erion Veliaj shkarkohet nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës

Erion Veliaj shkarkohet nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës

Tiranë, 23 shtator 2025 (MIA) – Këshilli Bashkiak i Tiranës me shumicë votash e shkarkoi Erion Veliajn nga detyra kryetar bashkie.

“Këshilltarët nga Partia e tij Socialiste dhe demokratët bashkuan votat e tyre, duke rënë dakord për shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra. Katër këshilltarë nga partia e tij ishin kundër”, njoftoi Top Çenëll. 

Vendimi ishte marrë me kërkesë të kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku e shpalli kandidaturën e Ogerta Manastrirliut për zgjedhjet e jashtëzakonshme. 

“Pavarësisht shkarkimit, sipas nenit 115 të Kushtetutës, Veliajt i jepet e drejta të ankohet kundër shkarkimit në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditëve. Në këtë rast, vendimi i qeverisë, i cili do të merret, pezullohet derisa Gjykata ta shqyrtojë atë”, shtoi televizioni. 

Veliaj ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Ramës, të cilin e përgatiste për trashëgimtar të tij në krye të Partisë Socialiste. 

Ai ishte në mandatin e tij të tretë si kryetar bashkie kur, më 10 shkurt, u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe ndodhet në paraburgim, i akuzuar për krijimin e një skeme korrupsioni midis kompanive dhe organizatave joqeveritare të lidhura me gruan e tij, Ajola Xoxa, dhe një grup biznesmenësh të afërt me të.

Më 10 shtator, SPAK i dërgoi dosjet e Veliaj, Xoxa, ish deputetes së Partisë Socialiste Klotilda Bushka dhe edhe 15 personave të tjerë në gjykatë. 

Veliaj (46) akuzohet për 13 pika nga akuza, duke përfshirë korrupsion, larje parash, e madje edhe posedim të gjërave të jashtëligjshme në qeli gjatë kohës së paraburgimit. fc/

Foto: Veliaj në FB

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR