• e diel, 22 dhjetor 2024

Erion Veliaj për herë të tretë zgjidhet kryebashkiak i Tiranës

Erion Veliaj për herë të tretë zgjidhet kryebashkiak i Tiranës

Tiranë, 15 maj 2023 (MIA) - Dyzet e katërvjeçari, Erion Veliaj për herë të tretë zgjidhet kryebashkiak i kryeqytetit të Shqipërisë, Tirana, pasi në zgjedhjet e djeshme i fitoi 54,28 për qind të votave.

Në garën për këtë funksion ishin edhe pesë kandidatë, por beteja kryesore u zhvillua midis Veliajt të Partisë Socialiste dhe Belin Këlliçit të koalicionit "Bashkë fitojmë" i cili i fitoi 34,97 për qind të votave.

Duke shpallur fitore Veliaj tha se kandidatët e Partisë Socialiste kanë fituar në katër komuna të qarkut të Tiranës (Vorë, Rogozhinë, Tiranë, Kamëz).

 "I falëndeorj të gjithë që kanë votuar për mua por edhe për ata të cilët votën e tyre e kanë dhënë për njërin prej kandidatëve. Premtoj se do të vazhdojmë me projekte për të mirën e të gjithëve", tha midis tjerash Veliaj.

Veliaj për herë të parë kryebashkiak u zgjodh në zgjedhjet lokale në vitin 2015, kur në këtë funksion e trashëgoi Lulzim Bashën, ish-lider i Partisë Demokratike në opozitë.

Sipas mediave, nga gjithsej 61 komuna, në 53 kanë fituar kandidatët e Partisë Socialiste, në 7 koalicioni "Bashkë fitojmë" dhe në Finiq kandidati i partisë së pakicës greke MEGA.


FOTO: printskrin nga jutjubi

QËNDRONI TË LIDHUR