• e diel, 22 dhjetor 2024

Erdogani ua dorëzoi çelësat e shtëpive të reja qytetarëve të prekur nga tërmeti shkatërrues

Erdogani ua dorëzoi çelësat e shtëpive të reja qytetarëve të prekur nga tërmeti shkatërrues

 Ankara, 3 shkurt 2024 (MIA)   - Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ua dorëzoi çelësat e shtëpive të reja të ndërtuara qytetarëve që mbetën pa kulm mbi kokë nga tërmeti shkatërrues para një viti më parë në provincën Hataj.

"Sot në Hataj ua dorëzojmë çelësat e banesave të 7.275 shfrytëzuesve, nga të cilët 6.572 janë në qendrat tona provinciale dhe qarqeve, ndërsa 703 janë në zonat rurale", tha Erdogani, raportojnë mediat turke. 

Ai përkujtoi se tërmeti i 6 shkurtit të vitit 2023 shkaktoi shkatërrime të mëdha në 11 provinca, 124 qarqe, 7.000 fshatra dhe lagje dhe fatkeqësia preku drejtpërdrejt 14 milionë qytetarë. 

 

-Денеска цел ден работевме на ова прашање, нашите претставници од Северна Македонија контактираат со Амбасадата во Анкара и со Генералниот конзулат во Истанбул, така ги добивме информациите п

Në kuadër të punimeve ndërtimore që   momentalisht i kryen në rajon Ministria e Mjedisit Jetësor  dhe Urbanizimit, 110.450 punëtorë punojnë në rreth 930 kantierë në 11 qytete të prekura nga tërmeti.

Në zonën e prekur nga tërmeti, në afat prej dy muajsh shfrytëzuesve so t'u dorëzohen çelësat e 75.364 shtëpive, ndërsa deri në fund të vitit gjithsej 200 mijë. 

 Sipas vlerësimit të dëmeve në 11 qytetet e prekura nga tërmeti, gjithsej 850 mijë njësi, nga të cilat 680 mijë shtëpi dhe 170 mijë objekte tregtare, janë dëmtuar rëndë dhe të papërdorshme.

Dëmi i shkaktuar nga tërmeti u vlerësua në 104 miliardë dollarë, ndërsa më shumë se 53 mijë njerëz humbën jetën. 

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR