• e hënë, 23 dhjetor 2024

Erdogani pohon se udhëheq në anketat parazgjedhore

Erdogani pohon se udhëheq në anketat parazgjedhore

Ankara, 6 prill 2023 (MIA) - Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan deklaroi se në anketat parazgjedhore ai udhëheq para kandidatëve të tjerë presidencialë, si dhe se koalicioni rreth Partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) gjithashtu ka rejting më të madh nga partitë tjera.

Sipas tij sondazhet e publikuara parazgjedhore nuk korrespondojnë me rezultatet të cilat Erdogani dhe AKP-ja i kanë fituar  për rejtingun para zgjedhjeve.

"Ne kemi fituar gjithmonë zgjedhje. Ne monitorojmë me kujdes aktivitetin e agjencive anketuese, të cilat po kryejnë punën e tyre siç duhet. Sipas raporteve që marrim, ne prijmë me një epërsi të qartë si në drejtim të funksionit presidencial, ashtu edhe si Aleanca Republikane në Parlament", theksoi Erdogani.

Një sërë agjencish publikuan së fundmi rezultatet e sondazheve, të cilat tregojnë avantazhin e kandidatit presidencial të opozitës Kemal Kulçdaroglu.

Zgjedhjet presidenciale në Turqi janë caktuar për më 14 maj. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR