• e premte, 05 dhjetor 2025

Erdogani: Palestina, lidhjet me Uashingtonin dhe bisedimet për Sirinë janë në rend dite gjatë kohës së vizitës në SHBA

Erdogani: Palestina, lidhjet me Uashingtonin dhe bisedimet për Sirinë janë në rend dite gjatë kohës së vizitës në SHBA

Ankara, 21 shtator 2025 (MIA) – Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan deklaroi sot se do ta ngritë çështjen për “vrasjet masive” të Izraelit në Gazë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe shfaqi shpresë se njohja më e gjerë e shtetit të Palestinës do të përshpejtojë përpjekjet për zgjidhje me dy shtete. 

Në bisedë me gazetarët para se të shkojë për Nju Jork, Erdogani tha se do të bisedojë për bashkëpunimin tregtar dhe në mbrojtje me homologun e tij amerikan Donald Tramp gjatë vizitës së tij, si dhe se do të takohet me homologun e tij sirian Ahme dal-Shara. 

Mbledhja e rregullt e 80-të e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të bashkuara u hap më 9 shtator të vitit 2025 dhe do të zgjasë deri më 8 shtator të vitit 2026. 

“Kryetare e Asamblesë së Përgjithshme të 80-të është ish ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Analena Berbok”, thuhet në kumtesën e organizatës ndërkombëtare. 

Tema e sesionit të këtij viti është “Më mirë së bashku, 80 vjet edhe më tutje për paqe, zhvillim dhe të drejta të njeriut”. Debati në nivel të lartë do të mbahet prej 23 deri 27 shtator dhe do të përfundojë më 29 shtator të vitit 2025. Pritet që 195 delegacione të marrin pjesë në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. fc/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR