Erdogani: Mund të flas me Putinin dhe Trampin për një takim në Stamboll
- Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogani, sot deklaroi se mund të bisedojë me presidentin rus dhe amerikan, Vladimir Putinin dhe Donald Trampin, këtë javë për të parë nëse mund të takohen në Stamboll për të biseduar për përfundimin e luftës në Ukrainë.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 16:52, 25 korrik, 2025
Ankara, 25 korrik 2025 (MIA) - Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogani, sot deklaroi se mund të bisedojë me presidentin rus dhe amerikan, Vladimir Putinin dhe Donald Trampin, këtë javë për të parë nëse mund të takohen në Stamboll për të biseduar për përfundimin e luftës në Ukrainë.
"Me telefonatën me Putinin dhe Trampin këtë javë, do të shohim nëse mund t'i bashkojmë këta liderë në Stamboll, do të përpiqem", deklaroi Erdogani për gazetarët.
Përfaqësuesit e Rusisë dhe Ukrainës paraprakisht u takuannë Stamboll më 23 korrik, në raundin e tretë të bisedimeve midis dy vendeve për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Foto: EPA