• e diel, 22 dhjetor 2024

Erdogani mirëpret vendimin e GJND-së për Izraelin

Erdogani mirëpret vendimin e GJND-së për Izraelin

Ankara, 26 janar 2024 (MIA)- Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan përshëndeti vendimin e përkohshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) për çështjen e gjenocidit kundër Izraelit, duke i përshkruar masat e përkohshme të nxjerra si "të vlefshme", raporton Agjencia Anadollu.

“Unë e shoh të vlefshëm urdhrin e përkohshëm të marrë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në lidhje me sulmet çnjerëzore në Gaza dhe e mirëpres atë", u shpreh Erdogan në X duke shtuar:

"Ne do të vazhdojmë të ndjekim procesin për të siguruar që krimet e luftës të kryera kundër civilëve të pafajshëm palestinezë të mos mbeten të pandëshkuara".

Komentet e tij erdhën pasi GJND-ja urdhëroi Izraelin që "të marrë të gjitha masat brenda fuqisë së tij" për të parandaluar gjakderdhjen e mëtejshme në Gaza në përputhje me detyrimet e Konventës së gjenocidit.

Gjykata kërkoi gjithashtu lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve.

“Ne shpresojmë që ky vendim i cili është i detyrueshëm për vendet pjesëmarrëse në Konventën e gjenocidit do të çojë në përfundimin e sulmeve pa dallim të Izraelit kundër grave, fëmijëve dhe të moshuarve”, tha Erdogan.

Ai u shpreh se Turqia do të vazhdojë të punojë me të gjitha forcat drejt një armëpushimi, paqeje të përhershme dhe do të qëndrojë pranë palestinezëve.

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR