• e hënë, 23 dhjetor 2024

Erdogani mbërriti në Kajro në Samitin e Paqes

Erdogani mbërriti  në Kajro në Samitin e Paqes

Kajro, 21 tetor 2023 (MIA) - Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan mbërriti në Kajro që të marrë pjesë në Samitin e Paqes të Lindjes së Afërt, që sot do të mbahet në kryeqytetin e Egjiptit, njoftuan agjencitë e huaja. 

Konferenca ndërkombëtare do të mbahet për shkak të frikës nga përshkallëzimi i konfliktit mes Izraelit dhe lëvizjes palestineze Hamas në luftë më të madhe rajonale. 

Erdogani dje i bëri thirrje Izraelit që t'i ndërpresë sulmet ndaj Rripit të Gazës, për të cilat presidenti turk thotë se janë "gjenocid". fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR