Erdogani: Hamasi është një organizatë çlirimtare, e jo terroriste
- Presidenti turk Rexhep Taip Erdogani sot deklaroi se grupi militant palestinez Hamas nuk është organizatë terroriste, por një organizatë çlirimtare që lufton për të mbrojtur vendin e saj.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 12:33, 25 tetor, 2023
Ankara, 25 tetor 2023 (MIA) - Presidenti turk Rexhep Taip Erdogani sot deklaroi se grupi militant palestinez Hamas nuk është organizatë terroriste, por një organizatë çlirimtare që lufton për të mbrojtur vendin e saj.
Në fjalimin e tij para anëtarëve të partisë së tij në parlament, Erdogani tha se Izraeli i shfrytëzoi qëllimet e mira të Turqisë dhe se nuk do të shkojë në Izrael siç ishte planifikuar paraprakisht, raportojnë mediat britanike.
Shefi i diplomacisë turke, Hakan Fidam paraprakisht sot ka paralajmëruar se operacioni tokësor izraelit në Gazë do ta kthejë konfliktin e atjeshëm në një masakër.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij nga Katari në Doha, Fidani tha se ata që i mbështesin aksionet e Izraelit nën pretekst të solidaritetit janë "bashkëpunëtorë në krimet e tij".
Foto: Arkivi i MIA-s