Erdogani: Fitorja në Nagorno-Karabah do të çojë në paqe të qëndrueshme me qëndrim konstruktiv të liderëve
- Fitorja e Azerbajxhanit në Nagorno-Karabah do të çojë në paqe të qëndrueshme me një qëndrim konstruktiv nga liderët e Azerbajxhanit dhe Armenisë, deklaroi sot presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, duke shtuar se Turqia do të bëjë gjithçka që është e nevojshme, raportoi Anadollu.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 13:47, 8 nëntor, 2025
Baku, 8 nëntor 2025 (MIA) - Fitorja e Azerbajxhanit në Nagorno-Karabah do të çojë në paqe të qëndrueshme me një qëndrim konstruktiv nga liderët e Azerbajxhanit dhe Armenisë, deklaroi sot presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, duke shtuar se Turqia do të bëjë gjithçka që është e nevojshme, raportoi Anadollu.
Ankaraja e sheh fitoren e Bakusë jo si fund, por si një pikë kthesë në rrugën drejt paqes së qëndrueshme në Kaukaz, tha Erdogani në fjalimin e tij gjatë një ceremonie në Baku me rastin e përvjetorit të pestë të Ditës së Fitores së Azerbajxhanit.
Erdogani tha se fitorja e Azerbajxhanit në Karabah i dha fund një "padrejtësie të madhe" dhe hapi një epokë të re në rajon, duke ndryshuar ekuilibrin gjeopolitik në të gjithë Azinë dhe Evropën.
"Çdo hap i ndërmarrë nga armata azerbajxhanase në Karabah për pavarësi është shkruar me shkronja të arta në historinë e botës turke", shtoi ai.
Erdogani mbërriti në Azerbajxhan për të marrë pjesë në një ceremoni në Baku me rastin qe përvjetorit të pestë të Ditës së Fitores së Azerbajxhanit.
Sot shënohen pesë vjet që nga fitorja e Azerbajxhanit ndaj Armenisë në vitin 2020 në një luftë gjashtëjavore që e detyroi Armeninë të hiqte dorë nga kontrolli i territoreve kyçe në dhe përreth Nagorno-Karabahut, i cili kishte qenë nën kontrollin armen për rreth 30 vjet.
Foto: Anadolli