• e hënë, 23 dhjetor 2024

Erdogani edhe më tej shpreson për pajtim me presidentin sirian Asad

Erdogani edhe më tej shpreson për pajtim me presidentin sirian Asad

 Ankara, 13 nëntor 2024 (MIA) - Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan sot deklaroi se ende shpreson për një pajtim të mundshëm me presidentin sirian Bashar al Asadin për t'u dhënë fund tensioneve dekadash mes dy vendeve fqinje, raportojnë mediat amerikane.

 Duke folur pra gazetarëve pas udhëtimit të tij në Arabinë Saudite dhe Azerbajxhan, Erdogani tha se normalizimi i marrëdhënieve do të ndihmonte në stabilizimin e Sirisë dhe në mbrojtjen e "integritetit të saj territorial".

 "Ende ende ka shpresë për Asadin. Ende kam shpresë se mund të bashkohemi dhe t'i kthejmë marrëdhëniet midis Sirisë dhe Turqisë në rrugën e duhur", tha presidenti turk.

 Marrëdhëniet midis Ankarasë dhe Damaskut janë tensionuar që nga shpërthimi i luftës civile siriane në vitin 2011, kur Turqia mbështeti grupet kryengritëse që përpiqeshin të rrëzonin Asadin, ndërsa Siria e akuzoi Turqinë për nxitje të destabilitetit.

 Turqia kohët e fundit kërkoi pajtim me Sirinë për të trajtuar kërcënimet e sigurisë nga grupet e lidhura me militantët kurdë përgjatë kufirit të saj jugor dhe për të ndihmuar në sigurimin e kthimit të sigurt të refugjatëve sirianë.

Rusia, e cila është ndër aleatët më të fortë të qeverisë së Asadit dhe ka lidhje të ngushta me Turqinë, po angazhohet që të dyja vendet të kthehen në marrëdhëniet diplomatike. 

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR