Erdogani: Besojmë se Qeveria siriane do të ndërmarrë hapat e duhur
- Presidenti turk Rexhep Taip Erdogani sot deklaroi se vendi i tij pret që qeveria e përkohshme në Siri të ndërmarrë "hapa të duhur" dhe se nuk do të ketë kërcënim për fqinjët e saj.
Ankara, 13 dhjetor 2024 (MIA) - Presidenti turk Rexhep Taip Erdogani sot deklaroi se vendi i tij pret që qeveria e përkohshme në Siri të ndërmarrë "hapa të duhur" dhe se nuk do të ketë kërcënim për fqinjët e saj.
Këtë e ka deklaruar presidenti turk në një bisedë telefonike me kryetarin e Këshillit Sovran të Sudanit, Abdel Fatah Al-Burhan, në të cilën ndër të tjera është diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe, proceset rajonale dhe globale, raportojnë mediat ruse.
Erdogani konsideron se populli sirian ka arritur në fazën ku do të përcaktojë të ardhmen e tij pas krizës humanitare 13-vjeçare.
Sipas tij, Turqia do të sigurojë mbështetje për të siguruar se "qeveria e përkohshme të ndërmarrë hapat e duhur për t'i shërbyer popullit sirian dhe të mos përbëjë kërcënim për fqinjët e saj".
Foto: Arkivi i MIA-s