• e hënë, 23 dhjetor 2024

Erdogani: Armëpushimi përaqet një zhvillim shumë negativ të situatës në Rripin e Gazës

Erdogani: Armëpushimi përaqet një zhvillim shumë negativ të situatës në Rripin e Gazës

 Dubai, 1 dhjetor 2023 (MIA)  -  Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogani sot ka biseduar me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, sheikun Muhamed bin Zajed Al Nahjan, në ku ka vlerësuar se armëpushimi në Gazë paraqet një zhvillim "shumë negativ" në konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit.

Siç bëri të ditur kabineti i Erdoganit, liderët e Turqisë dhe EBA-s u takuan në margjinat e samitit KOP28 që po mbahet në Dubai. Erdogani u takua edhe me kryeministrat e Japonisë dhe Italisë, Fumia Kishida dhe Xhorxha Meloni, me të cilët bisedoi për situatën në Rripin e Gazës, si dhe me homologun e tij uzbek Shavkat Mirzjyoev. 

 "Presidenti Erdogan, i cili vlerësoi se fillimi i ësrishëm i konfliktit është shumë negativ", tha se Turqia po punon për arritjen e  një armëpushim të përhershëm dhe ndihma humanitare të mbërrijë në Gaz, thuhet në kumtesë.

Presidenti turk tha edhe se vendi i tij "po bën gjithçka për të ndaluar masakrën izraelite", por se bota myslimane duhet të veprojë në mënyrë më koherente. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR